Bota letrare shqiptare, sot përkujton vdekjen e poetit kosovar Fahredin Gunga. Ai u lind në Mitrovicë, në vitin 1936. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje; u diplomua në Universitetin e Beogradit. Karrierën e filloi si pedagog në gjimnazin e Mitrovicës. Më pas punoi si redaktor në gazetën “Rilindja” dhe në Shtëpinë Botuese të Prishtinës, si kryeredaktor në Televizionin e Prishtinës. Vjershën e pare, e botoi në vitin 1954, në revistën “Jeta e re”. Më pas firma e poetit ndeshet gjithnjë e më shpesh, në faqet e shtypit të Prishtinës dhe të Shkupit. Në vitin 1961, doli në dritë përmbledhja e parë poetike e Fahredin Gungës, “Pëshpëritjet e mëngjesit”, që u pasua nga “Mallkimet e fjetuna”, “Kepi i Shpresës së Mirë”, “Psallmet e ngurta”, “Nokturnë për Orkiden”, “Mallkimet e zgjuan”, etj. Ai është autor edhe i përmbledhjes së veprës së Faik Konicës në dy vëllime. U nda nga bota letrare, më 1 Prill 1997.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Janar 1899, u mbajt “Kuvendi i Pejës”; të kundërshtohet me armë copëtimi i trojeve shqiptare
-
23 Janar 1894, lindi Rosalino Petrota, historian e publicist Arbëresh
-
23 Janar 1900, u hap në Rumani shkollë nate për mësimin e gjuhës shqipe
-
23 Janar 1909, u shua Halit Bërzeshta, patriot i lëvizjes kombëtare
-
23 Janar 1916, u vra Isa Boletini