Më 1 Qershor 1912, u lind në Elbasan, Mehmet Gjevori. U diplomua në Shkollën Teknike të Tiranës, për pedagogji. 6 vjet drejtoi Konviktin e Burrelit, më pas, dha mësim në shkollat e Peqinit dhe, duke filluar nga viti 1941, për gjysëm shekulli, punoi për përhapjen e arsimit dhe dijeve në Kosovë. Shumë vite ishte drejtor i shkollës “Abdyl Frashëri” të Prizrenit e më pas, inspektor shkollave shqipe të Kosovës, dhe redaktor i Shtëpisë Botuese “Mustafa Baka”. Mehmet Gjevori, është bashkautori i “Abetares për të rritur”, botuar në vitin 1946, autori i vëllimit “Prindër dhe fëmijë”, “Frazeologjizma të gjuhës shqipe”. Për veprimtarinë e tij, në vitin 1994, u dekorua nga Presidenti Shqiptar me Urdhërin ‘ “Naim Frashëri”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
28 Shkurt 272, lindi në Nish të Kosovës Kostandini i Madh, Perandor i Romës
-
28 Shkurt 1208, Papa Inocenti i III i shkruan princit Dhimitër të Arbërit
-
28 Shkurt 1907, lindi ushtaraku Irfan Peshtani
-
28 Shkurt 1917, lindi Dr. Medar Shtylla
-
28 Shkurt 1925, kur linjat e fluturimit lidhnin Shkodrën, Korçën dhe Vlorën me Tiranën