Skena shqiptare, sot kremton përvjetorin e lindjes së aktorit të talentuar të teatrit të Korçës, “Andon Zako Çajupi”, Petrika Riza. U lind në Bulgarec, më 1 Qershor 1947. Pas diplomimit në Institutin e Lartë të Arteve, hodhi hapat e para në skenën korçare. U shqua për talent dhe interpretim original. Kjo e bëri të kërkuar jo vetëm në skenë, por edhe në mikrofonin e Radio-Korçës dhe Radio-Tiranës madje dhe në ekran. Në vitin 1970, luan rolin e Rustemit, në filmin “I teti në Bronx”. Po atë vit, luajti dhe në filmin “Montatorja”, duke u bërë i dashur për shikuesin shqiptar. Në vitet që vazhduan interpretoi dhe në 12 filma të tjerë. Vitet e vështira të tranzicionit e ndërprenë karrierën e tij kinematografike. Rolin e fundit e luajti në filmin “Fletë të bardha” në vitin 1990.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
18 Nëntor, zbulohet arti i pagëzimit të prijësit të bullgarëve në Mallakastër
-
18 Nëntor 1912, trupat serbe depërtojnë në qytetin e Lezhës dhe rrethojnë Shkodrën
-
18 Nëntor, lindi shkrimtari arbëresh Françesko Solano
-
18 Nëntor 1943, Çlirimi i Libohovës
-
18 Nëntor 1940, lindi Dhimitër Prifti, doktor i shkencave gjeologjike