U lind në Gjirokastër, në një familje fetare të zhvendosur më parë nga Gjakova, i biri i Reshatit që ishte mullah i lagjes Dunavat. E ëma ishte nga Elbasani, motër e murshidit të tij, Baba Selim Elbasani. Hyri në tarikatin bektashi kur ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe arriti shkallën e dervishit kur ishte njëzet vjeç, pas një viti dha betimin e një dervishi.
Për njëzetepesë vitet e ardhshme shërbeu pranë Teqesë së Asim Babait, nën udhëheqjen e dajës së tij. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, i porositur nga daja i tij, shkoi fshat më fshat duke u thënë njerëzve se komunistët janë të padin dhe të pavatan; për shkak të kësaj u detyrua të largohej nga Shqipëria pas ardhjes në pushtet të komunistëve më 1944.
Qëndroi për 4 vite në një kamp në Itali dhe më pas shërbeu në Teqenë bektashie të Kajguzus Sulltanit në Kairo për katër vite të tjera. Më pas mundi të shkonte në Shtetet e Bashkuara, ku njëra nga motrat e veta, Zejnep Çuçi kishte shkuar para tij në New York.
Më 1954 mundi të hapte Teqenë e parë bektashie Shqiptaro-Amerikane, në rrethinat e Detroitit, ku kishte një bashkësi bektashijsh shqiptarë që e mbështetnin.
You may also like
-
22 Dhjetor, shënohet sot Solstici i Dimrit
-
22 Dhjetor 1925, u krijua “Drejtoria e Emigrantëve” do kujdesej për shqiptarët e ardhur nga trojet jashtë kufirit
-
22 Dhjetor 1942, Bashkimi Sovjetik, njeh luftën antifashiste të popullit shqiptar
-
22 Dhjetor 1945, rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me Francën
-
22 Dhjetor 1993, konturet e ekonomisë së tregut; parlamenti miraton ligjin për taksat