Karl Gega
Bota shkencore shqiptare, më 10 Janar, feston përvjetorin e lindjes së inxhinierit të shquar shqiptar Karl Gega, Doktor i Shkencave Matematike, u lind në Venedik më 1802. Pas diplomimit punoi për hapjen e rrugëve malore në Italinë e Veriut. Si inxhinier dhe kryeinxhinier ai projektoi dhe ndërtoi disa rrugë, ura, diga, kanale dhe ndërtesa. Nën drejtimin e tij u ndërtua hekurudha Vjenë-Grac-Trieste, e cila u përurua në vitin 1844. Ai projektoi dhe këmbënguli për ndërtimin e hekurudhës dhe tunelit malor të Semeringut, që kundërshtohej nga kolegët e tij dhe e çoi Karl Gegën në vetvrasje. Përfundimi me sukses i kësaj vepre shumë të vështirë ndërtimore, e përjetësoi inxhinierin e shquar shqiptar. Në stacionin e Semeringut edhe sot lartohet përmendorja e tij.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Nëntor 1466, Kritobuli nga Imbros konfirmon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan
-
23 Nëntor 1843, lindi folkloristi arbëresh Bernard Bilota
-
23 Nëntor 1880, Dervish Pasha i dorëzon Ulqinin Malit të Zi
-
23 Nëntor 1919, themelohet Shoqëria Patriotike “Vllazëria”
-
23 Nëntor 1921, botohet numri i parë i revistës “Studenti”