Në grupin e deputetëve, më 10 Tetor 1947, u pushkatua mjeku nga Gjirokastra, Enver Sazani. Studioi dhe u specializua për mjeksi në Universitetin e Montpeliesë, Lionit dhe Parisit në Francë. Punoi si mjek radiolog në Spitalin Ushtarak. Gjatë luftës Nacionalçlirimtare, u rendit në radhët e çetës së Ishmit dhe në formacionin partizan të Pezës. Pas çlirimit, ishte drejtor i parë i Spitalit Ushtarak, derisa u arrestua dhe u pushkatua me grupin e deputetëve.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate