Në qytetin e Durrësit, me 11 Mars 1933, u lind aktori i skenës dhe ekranit shqiptar Vangjel Heba, “Artist i Merituar”. Rrugën e artit e nisi si amator. Më pas, përfundoi Shkollën e Mesme Artistike dhe dy vjet specializim për regjizor, pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë. Duke u bërë aktor profesionist i trupës së Durrësit, interpretoi dhe krijoi një galeri të tërë figurash artistike. Që nga viti 1959, u angazhua dhe në kinostudion “Shqipëria e Re”. Atë vit, luajti rolin e Vasilit në filmin “Furtuna”, më pas vijuan edhe 20 role të tjera kinematografike. I suksesshëm u prezantua ai në ekranin tonë, me filmin “Toka jonë” të Hysen Hakanit, “Njësiti gueril”, “Ilegalët”, “Vajza me kordele të kuqe”, “Gracka”. Filmi i tij i fundit ishte, “Vetmi”, që u realizua në vitin 1990.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi