Në Tropojë, më 11 Mars 1963, u lind Azem Hajdari, udhëheqës i lëvizjes studentore, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, anëtar i kryesisë së saj, kryetar i Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes. U diplomua në Universitetin e Tiranës për filozofi dhe drejtësi, kreu dy kurse studimi pasuniversitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kurse për politikat e mbrojtjes, në Garmish te Republikës Federale Gjermane. Në vitin1990, udhëhoqi lëvizjen antikomuniste të dhjetorit që shpuri në përmbysjen e sistemit socialist. Zgjedhesit e Shkodrës, Shijakut, Bulqizës dhe të Tropojës, e kishin Azem Hajdarin, perfaqësuesin a tyre në katër legjislatura të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Në Parlament ai ka drejtuar Komisionin Parlamentar për Rendin dhe SHIK-un dhe Komisionin e Mbrojtjes. Në aktivitetet shoqërore, Azem Hajdari ka qënë President i Klubit Sportiv “Vllaznia” të Shkodrës dhe President i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale. U vra pranë Selisë së Partisë Demokratike, në shtator të vitit 1998. Në këtë atentat, u plagosën rëndë dhe dy truprojat e tij Besim Cerja dhe Zenel Neza, prej të cileve, i pari vdiq prej plagëve të marra.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Nëntor 1466, Kritobuli nga Imbros konfirmon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan
-
23 Nëntor 1843, lindi folkloristi arbëresh Bernard Bilota
-
23 Nëntor 1880, Dervish Pasha i dorëzon Ulqinin Malit të Zi
-
23 Nëntor 1919, themelohet Shoqëria Patriotike “Vllazëria”
-
23 Nëntor 1921, botohet numri i parë i revistës “Studenti”