Akademiku Sotir Kuneshka, u lind në Boboshticë të Korçës, me 12 Korrik 1912. Pas Liceut Kombëtar të Korçës, ndoqi Universitetin e Montpeliesë në Francë. Në vitin 1937, kthehet në Atdhe, i diplomuar shkëlqyeshëm dhe jep fizikën në Liceun e Korçës. Më 1945, transferohet në Tiranë, me detyrën e Drejtorit të Arsimit të Mesëm në Ministrinë e Arsimit dhe anëtar i Institutit të Shkencave. Ai është pedagog i parë dhe shef katedre në Institutin e Lartë Pedagogjik dyvjeçar dhe më pas atij katërvjeçar.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
17 Nëntor , Dita Ndërkombëtare e studentëve
-
17 Nëntor 375, vdiq Valentiani I, perandor i Perandorisë Romake me prejardhje ilire
-
17 Nëntor 1401, Senati Venedikas demaskon Gjergj Strazimirin
-
17 Nëntor 1912, patriotët shqiptarë ngrenë flamurin në Durrës
-
17 Nëntor 1930, lindi Marika Kallamata, artisja e mirënjohur shqiptare