Në Pobergjë të Deçanit, më 12 Maj 1940, u lind ekonomisti dhe gazetari kosovar Sari Hadërgjonaj. Profesionin e ekonomistit dhe të gazetarit, e ka ushtruar në Sarajevë si korrespondent i gazetës “Rilindja” të Prishtinës, si redaktor i emisioneve shqipe në Radiotelevizionin e Sarajevës dhe korespondent i këtyre organeve në kryeqytetin e Kosovës. Qindra e mijëra shkrime, që mbajnë autorësinë e tij, janë botuar në faqet e shtypit shqiptar dhe të huaj, janë transmetuar nëpërmjet mikrofonit dhe ekranit të vogël. Hadërgjonaj është shquar edhe në fushën e përkthimit. Shumë vepra letrare të autorëve shqiptarë, i ka përkthyer e botuar në Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoni, Kroaci dhe Slloveni, duke ndihmuar kështu, dialogun artistik dhe shpirtëror midis popujve të Ballkanit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
27 Prill 1463 u nënshkrua në Shkup marrëveshja me forcat osmane
-
27 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i bajraktarëve të Lezhës dhe Mirditës
-
27 Prill 1916 shtypi Rumun shkruan për arkitektin shqiptar Kristo Sotiri
-
27 Prill 1924 doli numëri i parë i gazetës së përjavëshme “Tirana”
-
27 Prill 1937 shtypi shqiptar shkruan për ardhjen në Shqipëri të Kontit Ciano