Sot përkujtohet përkthyesi dhe lëvruesi i gjuhës shqipe, pedagogu dhe mjeku i shquar, Vangjel Meksi. U diplomua në mjekësi, në Napoli të Italisë dhe shërbeu si mjek i Ali Pashë Tepelenës. Më pas, profesionin e tij e ushtroi në Greqi dhe Turqi, por u bë i njohur me përkthimet dhe shkrimet e tij. Veprat e para të shqipëruara prej tij janë, “Doke të izraelitëve” dhe “Doke të të krishterëve”. Por puna e tij madhore, është përkthimi i “Dhjatës së re”, që u botua pas vdekjes nën kujdesin e Grigor Gjirokastritit. Penës së tij i përket edhe një gramatikë dhe disa studime të shqipes letrare, me të cilat ai u bë paraardhës i rilindasve në këtë fushë. Vangjel Meksi u shua më 12 Nëntor 1823.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
12 Prill 1274, shkresë e Karlit Anzhuin për mbrojtjen e pasurisë së kishave në Durrës
-
12 Prill 1710, studiuesit arbëreshë prezantuan një fjalorth unik italisht-shqip në gegërisht
-
12 Prill 1902, lindi në Shkodër soprano e talentuar Gjyzepina Kosturi
-
12 Prill 1913, Pashiçi u tërhoq nga rrethimi i Shkodrës
-
12 Prill 1914, betejë e trupave greke me xhandarmërinë Shqiptare në Postenan