12 Qershor 1920, protestë e ushtarëve italianë për t’i dhënë fund Luftë së Vlorës

Ndërsa në Shqipëri zhvillohej “Epopeja e Vlorës”, për të hedhur në det pushtuesit italianë, në Trieste të Italisë, më 12 Qershor 1920, shpërtheu një manifestim proteste i punëtorëve dhe i ushtarëve italianë, për të detyruar qeverinë e Romës, që t’i jepte fund gjakderdhjes në Vlorë dhe të tërhiqte trupat pushtuese nga Shqipëria. Manifestime të tilla, u zhvilluan edhe në skela të tjera italiane të Adriatikut, si në Ankona, Bari, Brindisi, etj. Në disa porte, u shpërndanë afishe të Partisë Socialiste Italiane, që kërkonin nga ushtarët dhe oficerët të mos niseshin në frontin shqiptar.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply