Bibliofilët shqiptarë sot përkujtojnë përvjetorin e vdekjes të Aldo Çobës. U lind në Shkodër, më 1910. Ndoqi Kolegjin Françeskan në vendlindje dhe Kolegjin Amerikan në Stamboll. U diplomua për letërsi në Universitetin e Romës dhe mbrojti doktoraturën për arkeologji. Në Atdhe fillimisht dha mësim në Gjimnazin e Korçës dhe pas vitit 1941, punoi në Bibliotekën Kombëtare. Dha ndihmesën e tij të vyer në fushën e Albanologjisë, duke u bërë kështu ndër autorët e parë të bibliografisë të veprave albanologjike të shekujve XVI-XVII. Puna e tij shkencore u vlerësua me medalje dhe urdhëra. U nda nga jeta më 12 Shkurt 1962.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
14 Mars 1444, Aleks Shqiptari përmendet në “Librin e artë”, të qytetit Murano në Itali
-
14 Mars 1887, u hap shkolla e parë shqipe në Pogradec
-
14 Mars 1914, lindi në Tiranë skulptori Janaq Paço
-
14 Mars 1914, u hap në Tiranë spitali i parë austriak
-
14 Mars 1946, u miratua Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë.