Në Luzni të Dibrës, më 13 Gusht 1920, u zhvilluan luftime të ashpra ndërmjet patriotëve shqiptarë dhe forcave jugosllave dhe mercenarëve të tjerë të Beogradit. Që në fillim të gushtit, agjentura jugosllave organizoi sulmin e bandave esadiste, me të cilët u bashkuan edhe rusët e bardhë të gjeneralit carist Vrangel, në drejtim të Bulqizës, Stërblevës, Borovës e Zabzunit, për të dalë më pas, në Çermenikë e Mokër e për të hapur rrugën drejt Elbasanit dhe Tiranës. Bashkë me to, luftonin edhe repartet e rregullta të ushtrisë jugosllave, të cilat bombarduan, dogjën e shkatërruan shumë fshatra shqiptare, derisa u gozhduan në Luzni dhe më pas, u dëbuan nga tokat shqiptare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
1 Janar 1702, lindi Dom Gjon Nikollë Kazazi, zbulues i “Mesharit”
-
1 Janar 1860, botohet gazeta “Pellazgu”
-
1 Janar 1884, u krijua shoqëria patriotike “Dëshira” nga mërgimtarët e Sofjes
-
1 Janar 1913, mbërrin në Londër delegacioni i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës
-
1 Janar 1920, krijohet Komisioni Organizues i Kongresit të Lushnjës