Në Tiranë, më 13 Korrik 1920, u lind një nga bashkëpunëtoret më të hershme të mikrofonit të Radio-Tiranës, pedagogia Evanthi (Zoraqi) Ciko. Në grupet artistike të Institutit Femnor të Tiranës që drejtoheshin nga Jorgjie (Filce) Truja dhe Lola (Aleksi) Gjoka, ajo ka dalë në efirin shqiptar, që në provat e para teknike të Radios së parë shqiptare. Me përurimin e saj, institucioni u bë shtëpi e dytë, atje punoi e la gjurmë bashkëshorti Mihal Ciko dhe më pas djali, Zhani Ciko, atje hodhi hapat e para në muzikë dhe më pas, dha ndihmesën e madhe në këtë sektor, vëllai i saj kompozitori i shquar Nikolla Zoraqi. Nga ana e vet, shtëpia e zonjës Ciko, u kthye në pjesë të Radios, në vatër, ku mblidheshin shumë punonjës të saj, gjatë kohë së luftës, në një bazë ilegale të saj, e pas luftës, e deri më sot, në një arkiv, ku ruhen shumë dokumente dhe kujtime, për veprimtarinë e radios në vitet e para të veprimtarisë së saj. Evanthi Ciko, është diplomuar për pedagogji dhe gjithë jetën e vet, ia ka kushtuar arsimit dhe shkollës. Atë sot, e kujtojnë shumë breza nxënësish të shkollave të Tiranës dhe të Korçës, që u ka mësuar ABC-në dhe u ka ndriçuar mëndjen, shumë jetimëve të “Shtëpise së Fëmijës” në Tiranë, që e kanë ndjerë për mësuese, drejtoreshë, por edhe për nënë. Këto kujtimë të bukura, vlejnë më shumë sedhjetra fletë lavdërime, medalje, dekorata dhe tituj, që ka merituar Evanthi Ciko, arkivi i gjallë i Radio-Tiranës, mësuesja dhe nëna, që meriton urimet më të mira.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
17 Nëntor , Dita Ndërkombëtare e studentëve
-
17 Nëntor 375, vdiq Valentiani I, perandor i Perandorisë Romake me prejardhje ilire
-
17 Nëntor 1401, Senati Venedikas demaskon Gjergj Strazimirin
-
17 Nëntor 1912, patriotët shqiptarë ngrenë flamurin në Durrës
-
17 Nëntor 1930, lindi Marika Kallamata, artisja e mirënjohur shqiptare