Qitësja e shquar Elisabeta Karabolli, u lind në Tiranë, më 13 Shkurt 1958. U arsimua në kryeqytet ku ndoqi Fakultetin Ekonomik dhe u diplomua në degën e financave. Që në bangat e shkollës ajo u angazhua me ekipin e qitjes “Partizani” duke vendosur një rekord të ri kombëtar për të rejat, me 374 pikë. Suksesi i parë u pasua nga shumë të tjerë, brenda e jashtë vendit që e bënë atë të njohur. Në vitin 1977, në garat e zhvilluara në Romë, ajo cilësohet Kampione e Europës. Një vit më pas zuri vendin e dytë në Finlandë, kurse në 1979, në Frankfurt të Gjermanisë zë vendin e parë duke fituar titullin kampione e Europës. Një fitore të madhe ajo arriti edhe në Lojërat Mesdheut në vitin 1993, ku mori dy medalje ari dhe dy argjendi. Vite me rradhë Elisabeta Karabolli ushtroi profesionin e traineres, duke pregatitur breza të rinj qitës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 dhjetor 910, vdiq Shen Naumi.
-
23 Dhjetor 1880, “Qeveria e Përkohshme” e Prizrenit; nënpunës shqiptarë dhe armatosje
-
23 Dhjetor 1903, u lind në Korçë Naum Stralla, ekonomist e pedagog
-
23 Dhjetor 1912, Shteti Shqiptar lëshon kredencialin e parë diplomatik
-
23 Dhjetor 1919, vullnetarët e Kelmendit në luftën për të mbrojtur Shkodrën, zunë 243 robër