Fan Noli
Gjatë kufirit shqiptaro-jugosllav, më 14 Dhjetor 1924, u zhvilluan luftime të ashpra ndërmjet forcave qeveritare dhe bandave të Ahmet Zogut, të mbështetura nga forcat jugosllave dhe repartet bjellogradiste ruse. Përleshjet vazhduan deri më 24 Dhjetor, ku qeveria demokratike e Fan Nolit, u detyrua të largohet në Vlorë dhe që andej në Itali. Fill mbas kësaj, ish kryeministri i kabinetit të fundit para Revolucionit të Qershorit, Iliaz Vrioni, mori pushtetin në Tiranë dhe pas hyrjes së Ahmet Zogut në kryeqytet, dha dorëheqjen.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Nëntor 1450, Republika e Shën Markut tenton pajtimin e Sulltanit me Skënderbeun
-
24 Nëntor 1784, Mahmut Pashë Bushatlliu nis ndërtimin e anijeve tregëtare
-
24 Nëntor 1870, Bernard Bilota shkruan poemën satirike “Mërkuri i Dorsit”
-
24 Nëntor 1919, lindi kleriku Vehbi Ismaili
-
24 Nëntor 1927, hapet Legata e parë shqiptare në Pragë