Pas katër atentateve me armë, të organizuara kundër tij, Hasan Prishtina, u vra me katër plumba në shpinë, në Selanik, nga agjenti i Zogut lbrahim Çelo, me 14 Gusht 1933. Bir i lavdishërn i Kosovës, gjashtë herë u dënua nga xhonturqit, nga Esat Pashë Toptani, nga Beogradi dhe tre herë nga Ahmet Zogu. Mori pjesë në shumë beteja; katër vjet jetoi dhe luftoi nëpër male me armë në dorë, dy herë u burgos nga serbët dhe bullgarët, 12 vjet jetoi në mërgim deri sa u vra nga killeri zogist. “Kreu i Tiranes dhe i Beogradit, shkruante “Rilindja” e Kosovës, natën e 14 Gushtit 1933, festuan për fitoren e tyre”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi