Më 14 Janar 1921, doli numri i parë i revistës së përjavshme politike e letrare “Shkumbini”. Fletoren e drejtonte Filip Papajani dhe më pas Emin Matrazhiu. Gazeta shprehej për bashkimin kombëtar dhe kritikonte gjendjen e rëndë ekonomike e shoqërore që sundonte në fshat e në qytet. Bashkë me gazetën dilte edhe shtojca “Shkumbini letrar”, me shkrime të bashkepunëtoreve nga Elbasani e vise të tjera.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare