Më 14 Maj 1948, u krijua shteti i Izraelit. Marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve tona, u lidhën vetëm në vitin 1991, por miqësia midis dy popujve tanë, është e hershme dhe shumë njerëzore. Nuk është e rastit, që ndër shekuj izraelitet e përndjekur në vendet e tjera, gjithmonë kanë gjetur strehim dhe mbrojtje në trojet shqiptare. Kjo ndodhi edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë holokaustit, kur nga nazifashistët u shfarosën më shumë së 6 milion hebrenj, në vendin tonë, nuk u prek asnjë prej tyre, madje shumë familje të ardhura nga vendet europiane dhe ballkanike gjetën strehim në Shqipëri.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate