Skulptori Janaq Paço, u lind në Tiranë, më 14 Mars 1914. U diplomua në lnstitutin e Arteve të Bukura të Athinës, ku punoi për një dekadë. U kthye në Atdhe, në 1942 dhe u emërua mësues në gjimnazin e Tiranës. Pas çlirimit Janaq Paço, zhvilloi një veprimtari të dëndur artistike dhe pedagogjike. Veprat e tij skulpturore, ngrihen në Krujë (Monumenti i Skënderbeut), Sarandë (busti i Hasan Tasinit), Shijak (skulptura e Kajo Karafilit), Elbasan (busti i Aleksandër Xhuvanit). Me daltën e tij “Skulptori i Popullit”, ka përjetsuar edhe figura të tilla si Vangjush Mio, Fan Noli, Kostandin Kristoforidhi, Aleksandër Moisiu, etj. Dhe duke gdhëndur disa nga bijtë më të shquar të vendit, artisti ka përjetsuar edhe talentin e vet, figurën si krijues, që diçka ka bërë, diçka ka lënë pas për këtë vend, për këtë popull.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare