Në Prill të vitit 1966, arkeologët tanë zbuluan Amfiteatrin e Durrësit, i ndërtuar rreth XIX shekuj më parë. Për ekzistencën e tij kishte dëshmi edhe para zbulimit. Një ndër to, ishte dhe një mbishkrim i gjetur në muret e kalasë së qytetit, që flet për luftën e gladiatorëve në amfiteatër. Vepra e zbuluar ka trajtë eliptike, me bosht gjatësie 126 m. dhe bosht të tërthortë 106m. Arena është 69 dhe 49 metra. Shkallaret nxënë deri 15 mijë shikues. Amfiteatri i Durrësit, është një vepër madhështore e mëndjes, talentit dhe e duarve të mijëra ndërtuesve të asaj kohe. Ai është dëshmi domethënëse e traditave fort të lashta të popullit tonë, në lëmin e ndërtimit të veprave monumentale me përmasa gjigante.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
6 Prill 1260, u pikturua në Apolloni portreti laik i Mihal Paleologut
-
6 Prill 1528, vdiq piktori Albreht Dyrer; vepra e tij ka shërbyer ndër shekuj për njohjen e Gjergj Kastriotit dhe luftës së tij në Gjermani
-
6 Prill 1911, Ded Gjo luli valëviti Flamurin Shqiptar në Deçiç
-
6 Prill 1924, vrasja e dy turistëve amerikanë në Mamurras, acaroi marrëdhëniet me SHBA
-
6 Prill 1936, premierë e filmit “Blood brothers” në kinema “Gloria” të Tiranës