Llesh Nik Daka, që eshte mbiquajtur dhe “Leonidha i bregut të Matit”, bashkë më 300 fshatarë nga Bregu i Matit, më 15 gusht 1912, u nisën për në Durrës, për të ngritur flamurin kombëtar e për të shpallur pavarësinë. Kryengritësit kishin lidhje me patriotin mirditor, Dom Nikollë Kaçorrin dhe konsullin austriak në Shkodër, të cilët gjykonin se Durrësi i çliruar nga pushtuesit, ishte pika më e përshtatshme për ngritjen e flamurit dhe shpalljen e pavarësisë. Kryengritesit shpresonin në përkrahjen e Shqipërisë së Mesme, por tek ura e Dalianit, ndeshën me pritën e bandave të Esat Pashë Toptanit. Per të mos shkaktuar vllavrasje, malësorët u tërhoqën, por u gjenden të rrethuar në periferi të Shijakut, ku u zhvillua një përleshje e përgjakshme. 23 shqiptarë vranë njëri-tjetrin, prej të cilëve 9 kryengritës. Vetë Llesh Nik Daka, u plagos rëndë dhe vdiq në fund të gushtit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare