Piktori i Merituar Ksenofon Dilo, u lind në Gjirokastër, më 15 Janar 1932. U diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë dhe në 1958, filloi karrierën e tij si piktor filmi në filmin shqiptaro-sovjetik “Furtuna”. Më pas realizoi skenografinë e filmave “Debatik” të Hysen Hakanit, “Detyrë e posaçme” të Kristaq Dhamos, “Komisari i dritës” të Dhimitër Anagnostit, “Ngadhnjim mbi vdekjen” të Gëzim Erebarës dhe të shumë filmave të tjerë. Pas vitit 1975, ai zgjidhet sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë për artet figurative, punonte si skenograf në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë dhe deri sa doli në pension ishte drejtor i Galerisë së Arteve.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi