Më 15 Mars 1906, Bajo Topulli me 13 luftëtarë, doli malit për liri dhe formoi çetën e parë të armatosur. Me këtë, ai deshte t’u tregonte të rinjve shqiptarë si luftohet konkretisht për atdhe dhe liri. Menjëherë pas aksioneve të para, numëri i luftëtarëve arriti në 25 veta dhe vazhdoi të rritet në zjarrin e luftës për çlirim. Ndër aksionet e para të çetës së Bajo Topullit, që bashkonte luftëtarë të krishterë e muslimanë, ishte vrasja e dhespotit gjakatar të Korçës, si hakmarrje për vrasjen e Papa Kristo Negovanit dhe shokëve të tij. Shpesh çetat patriotike i kanë quajtur çeta komitësh. Por le të kujtojmë, se udhëheqësi i një çete të tillë ishte Bajo Topulli, një njeri i arsimuar dhe pedagog i shquar. Ai u kujdes të hartonte një rregullore të veçantë, që drejtonte veprimtarinë dhe disiplinën e çetës së tij dhe që më pas u përdor edhe për çetat e tjera. Një kopje e kësaj rregullore është botuar në vitin 1974, nga patrioti dhe luftëtari antifashist Zekerie Cana.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 dhjetor 910, vdiq Shen Naumi.
-
23 Dhjetor 1880, “Qeveria e Përkohshme” e Prizrenit; nënpunës shqiptarë dhe armatosje
-
23 Dhjetor 1903, u lind në Korçë Naum Stralla, ekonomist e pedagog
-
23 Dhjetor 1912, Shteti Shqiptar lëshon kredencialin e parë diplomatik
-
23 Dhjetor 1919, vullnetarët e Kelmendit në luftën për të mbrojtur Shkodrën, zunë 243 robër