Në Fushën e Kosovës, në afërsi të Prishtinës, më 15 Qershor 1389, u zhvillua beteja e madhe ndërmjet forcave osmane të komanduara nga Sulltan Murati l dhe koalicionit antiosman të kryesuar nga princi serb Lazar. Pas fitores në betejën e Maricës me 1371 osmanët vazhduan pushtimet e tyre në Ballkanin Qëndror, duke arritur deri në trevat shqiptare dhe serbe. Për sundimtarët europianë, po bëhej e qartë se pa një bashkim të forcave, nuk mund të përballohej dyndja osmane. Prandaj në ushtrinë e koalicionit antiosman u bashkuan forcat serbe, boshnjake, hungareze, kroate, çeke, polake, bullgare, rumune e shqiptare. Në rradhët e shqiptarëve bënte pjesë sundimtari i shkodrës GjergjliStrazimir Balsha, vëllezërit Junt dhe Teodor Korona Muzaka, nga Shqipëria Qëndrore; ky i fundit mbeti i vrarë në fushën e betejës. Në betejën e Kosovës, osmanët patën epërsinë numerike në forca, që arrinin në 100 mijë veta, kundrejt 40 mijë të ballkanasve. Beteja përfundoi me fitoren e osmanëve. Por një luftëtar i ri, me origjinë shqiptare Milosh Kopiliq, depërtoi deri te çadra e Sulltanit dhe vrau Muratin 1, ndërsa osmanët për hakmarrje, i prenë kokën princit Lazar, të zënë rob. Fitorja e Kosovës, i hapi rrugën osmanëve për pushtime të reja në Ballkanin Qëndror dhe Verior dhe për depërtimin e mëtejshëm në trojet shqiptare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
10 Mars 1902, komiteti i Bukureshtit kërkon nga fuqitë e mëdha të përkrahin autonominë e Shipërisë
-
10 Mars 1907, u botua në Sofje numri i parë i gazetës satirike “Shkopi”
-
10 Mars 1914, At Fan Noli kreu shërbesë fetare në Durrës për nder të Princ Vidit
-
10 Mars 1937, nisën punimet për ndërtimin e burgut të Burrelit
-
10 Mars 1956, premierë në Teatrin Popullor e dramës “Qengji i tërbuar”