Gazetari dhe diplomati i shquar Fuad Asllani, u lind më 15 Shtator 1897, në Bejrut, në një familje shqiptare funksionarësh të lartë të Perandorisë Osmane. Bashkëpunoi dhe drejtoi revistën studentore “Djalëria”, që botohej në Vjenë dhe gazetën antizogiste “Liria Kombëtare”. U arrestua dhe u persekutua nga Zogu dhe regjimi komunist. Si njohës i 10 gjuhëve të huaja dhe së Drejtës Ndërkombëtare, nga viti 1929, hyri në Shërbimin Diplomatik Shqiptar. Përfaqësoi vëndin në Sofje, Londër dhe në Lidhjen e Kombeve dhe në vitin 1935, drejtoi Ministrinë e Punëve të jashtme në Tiranë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate