Me rastin e pesëdhjetëvjetorit të Deklaratës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, në mjediset e Parlamentit të Europës në Strasburg, më 16 Dhjetor 1998, në prani të parlamentarëve europianë dhe të përfaqësuesëve te shumtë të medias, u organizua dorëzimi solemn i çmimit “Saharov”, kryetarit Ibrahim Rugova, me motivacionin, “Për guximin dhe angazhimin e doktor Rugovës, për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Kosovë në mënyrë paqësore”. Siç dihet këtë çmim të lartë e ka merituar edhe Mandela i Europës, kosovari Adem Demaçi. Po atë ditë kryetari Ibrahim Rugova, u shpall qytetar nderi i qytetit të Luterbahut, i cili është binjakëzuar me qytetin e Gjilanit në Kosovë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Shkurt 1822, u dërgua në Stamboll koka e Ali Pashë Tepelenës
-
22 Shkurt 1917, u nda nga jeta abat, Preng Doçi
-
22 Shkurt 1926, u ngrit kryekonsullata Shqiptare e nderit në Janinë të Greqisë
-
22 Shkurt 1933, u shua patrioti Hil Mosi
-
22 Shkurt 1942, grevë antifashiste e nxënësve të Institutit Femëror në Tiranë