Në Leshicë të Përmetit, më 16 Korrik 1903, u lind folkloristi dhe gjuhëtari Pano Tase. Në moshën 15 vjeçare shkoi në Turqi, ku krahas punës për bukën e gojës, mësoi si autodidakt disa gjuhë të huaja. Ai u lidh me qarqet patriotike dhe iu përkushtua studimit të folklorit dhe gjuhës sonë. Këtë punë e vazhdoi me këmbëngulje edhe pas kthimit, në Atdhe. Punimi i tij i parë “Fjalori i ri — fjalë të rralla të përdorura në jug të Shqipërisë”, u përfshi në veprën madhore “Visaret e Kombit” vëllimi XII. Më pas, botoi “Fjalordialektor me fja3ë e shprehje nga Jugu i Shqiperisë”. Kanë mbetur në dorëshkrim dhe ruhen në Arkivin Qëndror të Shtetit dhe në Institutin e Kulturës Popullore, 15 dorëshkrime si dhe “Kujtimet e mia, nga djepi deri në varr”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
27 Prill 1463 u nënshkrua në Shkup marrëveshja me forcat osmane
-
27 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i bajraktarëve të Lezhës dhe Mirditës
-
27 Prill 1916 shtypi Rumun shkruan për arkitektin shqiptar Kristo Sotiri
-
27 Prill 1924 doli numëri i parë i gazetës së përjavëshme “Tirana”
-
27 Prill 1937 shtypi shqiptar shkruan për ardhjen në Shqipëri të Kontit Ciano