Beteja e Pojskës në Pogradec, që u zhvillua, më 16 Korrik 1943, ka qënë nga më të ashprat e Luftës Nacionalçlirimtare. Forcat fashiste morën përforcime nga Pogradeci dhe Prrenjasi. Në luftën, që vazhdoi për disa orë, fashistët përdorën autoblindat dhe avionët. Në fushën e betejës ranë heroikisht, Reshit Çollaku, Siri Kodra, Spiro Gjiknuri, Ptoleme Xhuvani, Koli Gusho, Isuf Leka, Dilo Nesha, Arif Kuka, Ali Rrapi dhe Petrit Blloshmi. Armiku la 29 të vrarë, midis të cilëve edhe një gjeneral.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi