Sot përkujtohet Prof. Stefanaq Pollos, një nga përfaqësuesit e shquar të shkencës historike shqiptare. U lind në Përmet, më 1923. Ndoqi Liceun e Korçës, e nga viti 1942, mori pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare. Ishte ndër drejtuesit e parë të gazetës “Zëri i Rinisë” dhe “Bashkimi”. Pas diplomimit në Universitetin “Lomonesov” të Moskës, dha leksione në Institutin e Lartë Pedagogjik 2-vjeçar, në Tiranë. Me ngritjen e Universitetit të Tiranës, u emërua Dekan i FakuItetit Histori-Filologji. 35 vitet e fundit të punës së tij kërkimore dhe krijuese, i kaloi si titullar i Institutit të Historisë, ku ai ka kryesuar dhjetra komisione për problemet e arsimit dhe shkencës dhe të kulturës, ka organizuar dhe drejtuar dhjetëra veprimtari dhe tubime shkencore. Prof. Pollos ka lënë një trashëgimi të pasur artikujsh dhe studimesh, të botuara në fletoret tona shkencore, por edhe jashtë. Për shumë vite, ai ka drejtuar revistën “Studime historike”, ka qënë redaktor përgjegjës i tekstilit “Historia e Shqipërisë”, për shkollat e larta, tekst me disa vëllime, që është ribotuar disa herë, bashkëautor i botimit, “Historia e Shqipërisë” dhe “Fjaiori Enciklopedik Shqiptar”, autor i përmbledhjes “Në gjurmë të historisë kombëtare”. Shumë shkrime dhe punime të tij, kanë mbetur në dorëshkrim. Vdiq më 16 Maj 1997.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi