Bota muzikore shqiptare, sot përkujton “Bilbilin” e Ballkanit, siç është quajtur këngëtarja, Luçie Miloti. Ajo u lidh me skenën në moshën 12 vjeçare. Që fëmijë këndoi edhe në mikrofonin e Radio-Shkodrës. Për të, ishte një shkollë e madhe bashkëpunimi me kompozitorin e madh Preng Jakova, në Shtëpinë e Kuiturës të qytetit. Kur ishte 16 vjeç, u vendos familjarisht në Tiranë dhe menjëherë u emërua soliste në Radio-Tirana. Nëpërmjet mikrofonit, zëri i saj u bë i njohur dhe i kërkuar, brënda dhe jashtë vendit. Me ngritjen e Filarmonisë Shtetërore, këngëtarja emërohet soliste dhe më 1957, kur u krijua Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, ajo u bë veprimtare e parë e tij. Për arsye shëndetësore, ajo doli në pension në moshën 45 vjeçare, por ajo kishte arritur majat më të larta të interpretimit: në koncertet e panumërta, me pjesëmarrjen në turne dhe festivalet jashtë vendit, këngëtarja fitoi titullin, “Bilbili i Ballkanit” dhe “Këngëtarja me zë kristalor”. Në vitin 1961, ajo meritoi titullin “Artiste e Merituar” dhe urdhërin “Mjeshtër i madh i punës”. Vdiq më 16 Maj 2006.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Nëntor 1466, Kritobuli nga Imbros konfirmon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan
-
23 Nëntor 1843, lindi folkloristi arbëresh Bernard Bilota
-
23 Nëntor 1880, Dervish Pasha i dorëzon Ulqinin Malit të Zi
-
23 Nëntor 1919, themelohet Shoqëria Patriotike “Vllazëria”
-
23 Nëntor 1921, botohet numri i parë i revistës “Studenti”