Me qindra mijë kosovarë u mblodhën, më 16 Mars 1998, në të gjitha kishat katolike të Ipeshkvisë së Kosovës në meshën e përshpirtshme, që u mbajt për vrarët dhe të masakruarit në Drenicë. Në kishat e Prishtinës, Gjakovës, Gjilanit, Suharekës, Kamenicës, Malishevës, Podujevës, Kaçanikut, Vushtrisë, Pejës dhe Deçanit “Bijtë e nënë Terezës”, u mblodhën pa dallim feje, për të kujtuar viktimat terrorit shtetëror serb.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Janar 1828, lindi Elena Gjika, grua e ndritur e Rilindjes
-
22 Janar 1788, lindi Bajroni, poet anglez e mik i shqiptarëve
-
22 Janar 1914, Qeveria e Ismail Qemalit dha dorëheqjen
-
22 Janar 1919, Shqipëria shpallet zonë lufte nga Komanda italiane
-
22 Janar 1949, lindi Fran Camaj, gazetar shqiptar në Mal të Zi