Një nga themeluesit e etnologjisë shqiptare, Rrok Zojzi, u lind në Shkodër më 16 Nëntor 1910. Si alpinist dhe studjues, ai që në rininë e vet i shkeli të gjitha zonat etnografike shqiptare, duke mbledhur e studjuar materialet e nevojshme. Në shtypin e paraçlirimit, ndeshen shkrime që flasin për udhëtimet dhe studimet e tij. Por rrugës shkencore te evidentimit të pasurive të papërsëritshme etnografike te vëndit tonë, ai i hyri vetëm pas çlirimit, kur u krijuan institucionet e posaçme: Instituti i Folklorit dhe arkivi i tij, muzeumet qëndrore dhe ato të rretheve, ku ruheshin dhe pasqyroheshin këto vlera. Ai ndihmoi në ngritjen e këtyre muzeumeve, shkroi shumë artikuj dhe studime, formuloi albume me vlera të mëdha etnografike, evidentoi ne kuvendet shkencore thesaret etnografike shqiptare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi