Dramaturgu dhe poeti arbëresh nga krahina e Zarës në Dalmaci, Josif Rela, u lind me 16 Prill 1895. Nga pena e tij kanë dalë disa drama, komedi dhe poezi me tema patriotike dhe shoqërore. Të gjitha ato janë shkruar në të folmen arbëreshe. “Nita” është vepra më e shquar e Josif Relës. Ajo shtjellon temën e shpërnguljes së arbereshëve të Zarës nga Shqipëria në shekullin e XVIII.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 dhjetor 910, vdiq Shen Naumi.
-
23 Dhjetor 1880, “Qeveria e Përkohshme” e Prizrenit; nënpunës shqiptarë dhe armatosje
-
23 Dhjetor 1903, u lind në Korçë Naum Stralla, ekonomist e pedagog
-
23 Dhjetor 1912, Shteti Shqiptar lëshon kredencialin e parë diplomatik
-
23 Dhjetor 1919, vullnetarët e Kelmendit në luftën për të mbrojtur Shkodrën, zunë 243 robër