16 Qershor 1832, lindi mësuesja e parë shkodrane Kushe Mica

Dhe tani të nderuar lexues, pak fjalë për mësuesen e parë shkodrane dhe shkollën e saj, për mësuesen e parë shqiptare të vajzave, Kushe Mica. Është një emër që rrallëkush e ka dëgjuar, por që nuk duhet harruar. Kusha u lind në Shkodër,  më 16 Qershor 1832. Fisi i saj, ishte ulur nga Dukagjini për shkak gjaqesh, zakon i egër që vazhdon të brejë edhe sot popullin tonë. 10 vjet rresht, mësoi privatisht tek farmacisti venecian Shjor Marko Rabeskini që jetoi dhe vdiq në Shkodër. E zgjuar prej natyre si të gjithë malësorët, ajo përvetsoi një kulturë të gjërë dhe dy gjuhët kryesore të kohës frëngjishten dhe italishten. Karrjerën e mësueses, e filloi në moshën 27 vjeçare. Dy vjet, iu deshën për të nxjerrë lejen për hapjen e shkollës shqipe për vajza. Në gusht të vitit 1859, ajo ia doli të hapë shkollën e parë shqipe për vajza, që është quajtur edhe “Shkolla e Kushe Micës”. Për 45 vjet rresht, malësorja trimëreshë dhe e hijshme, përballoi një mijë e një pengesa, për të mësuar disa breza vajzash nga shtresat e varfëra të popullit, u dha atyre kulturë, u zhvilloi mëndjen, ua edukoi shqisat, ua shkathtësoi duart, i përgatiti për jetën. A nuk është ky një heroizëm, a nuk është Kushe Mica një heroine, si Mic Sokoli dhe shumë të tjerë?

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply