Më 17 Dhjetor 1913, u përfundua Protokolli i Firences, akti ndërkombëtar me anën e të cilit është caktuar kufiri midis Shqipërisë dhe Greqisë. U hartua nga një komision i posaçëm, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 6 Fuqive të Mëdha të kohës: Austo-Hungarisë, Italisë, Anglisë, Francës, Rusisë dhe Gjermanisë. Protokolli i Firences shkëputi nga trungu shqiptar gjithë Çamërinë, të banuar nga një shumicë popullsie shqiptare. Ky Protokoll, është në fuqi dhe sot, me përjashtim të disa ratifikimeve të vogla, që iu bënë në zonën e Korçës pas Luftës së I Botërore.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi