Më 17 Janar 1703, në kishën e Shën Gjonit në Mërgi, afër Durrësit u mbajt Kuvendi i Arbërit. Në materialet e këtij tubimi, ndeshet për herë të parë fjala “schipp” (shqip). Në dokument thuhet se doktrina e Belarminos ishte “shtampuem shchipp”. Më poshtë sillet shprehja ‘me i thanë shchipp” si dhe “a din gjuhën schipp”. Dokumenti në fjalë ka rëndësi për historinë e prejardhjes të emërtimit të vendit tonë, popullit dhe gjuhës tonë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Shkurt 1925, francezi Aleksandër Kole pikturon shqiptarët
-
23 Shkurt 1843, referat i prof. Franc Bopi në Akademinë e Shkencave të Berlinit; shqipja është një gjuhë indoevropiane
-
23 Shkurt 1848, u botua nga De Rada gazeta “L’albaneze d’Italia”
-
23 Shkurt 1921, u lind albanologu i shquar Italian Xhovani Batista Pelegrini
-
23 Shkurt 1923, lindi kompozitorja Dhora Leka