17 Korrik 2006, ndërron jetë Gramoz Pashko, një prej themeluesve të Partisë Demokratike

Gramoz Pashko, pedagog dhe personalitet politik, një prej themeluesve të Partisë Demokratike, ndrroi jetë, më 17 Korrik 2006. Ai u aksidentua gjatë pushimeve verore në Dhërmi. Mjekët tanë, nuk mund të bënin gjë për t’a nxjerrë nga koma dhe u vendos të dërgohej në Itali. Për këtë qëllim, u vu në dispozicion helikopteri i Gardës së Republikës, që përdorej nga kryeministri. Helikopteri u zhduk rreth 70 milje larg brigjeve të Pulias dhe Gramoz Pashko dhe personat qe e shoqëronin, përfshirë dhe djalin e tij 24-vjeçar, gjetën vdekjen. I ndjeri ishte ndër drejtuesit e lëvizjes studentore dhe antikomuniste, në fillim të viteve 90-të. Që në zgjedhjet e para pluraliste, u bë deputet i Kuvendit Popullor.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply