18 Korrik 1881, një grup emigrantësh shqiptarë të Bukureshtit, themeluan “Shoqërinë e të shtypurit të shkronjave shqip”

Një grup emigrantësh shqiptarë të Bukureshtit, të mbledhur në shtëpinë e Vasil Korçarit, më 18 Korrik 1881, themeluan “Shoqërine e të shtypurit të shkronjave shqip” “Dega e shoqërisë së Stambollit për VivIa shqip”. Në këtë takim u mblodh dhe një fond fillestar, prej 1700 frangash, për botimin e librave në gjuhën shqipe si dhe për veprimtari të tjera të shoqërisë së porsakrijuar. Dega e shoqërisë së Stambollit, në Bukuresht dhe në gjithë Rumaninë, u aktivizua për ngjalljen e frymës patriotike midis mërgimtarëve shqiptarë, bashkimin e tyre në luftën kundër çështjes shqiptare, vendosjen e lidhjeve me kolonitë e tjera shqiptare, në Rumani dhe në vende të tjera, për botimin dhe shpërndarjen e librave në gjuhën shqipe.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply