18 Korrik 1999, në Festivalin Ndërkombëtar Multikulturor, që u zhvillua në Milano të Italisë, u organizua “Dita e Shqipërisë”

Më 18 Korrik 1999, në Festivalin Ndërkombëtar Multikulturor, që u zhvillua në Milano të Italisë, u organizua “Dita e Shqipërisë”. Në këtë ngjarje morën pjesë shumë mërgimtarë shqiptarë, si dhe piktori i shquar lbrahim Kodra. Publikut iu prezantuan botime të shumta shqiptare, në gjuhën shqipe dhe të huaj, piktura të Ibrahim Kodrës dhe Jentulla Halitit, fotografi e video me pamje nga Shqipëria dhe këngë popullore. Në këtë rast, u dha dhe koncert me këngë popullore përmetare, të interpretuara nga vëllezërit Lela.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply