18 Maj 1887, botohet numri i parë i gazetës letraro-shkencore, me emrin “Drita”

Mërgimtarët shqiptarë, punëtorë e zejtarë të varfër, anëtarë të degës së shoqërisë patriotike “Drita”, në Draile të Rumanisë, më 18 Maj 1887, botuan numrin e parë të gazetës letraro-shkencore, me emrin “Drita”. Ajo dilte një herë në javë dhe që në numrin e parë, u bënte thirrje shqiptarëve të Rumanisë, të bashkohen në luftë kundër pushtuesit osmanë, për mbrojtjen e gjuhës shqipe, shpërndarjen e librave dhe gazetave në gjuhën amtare.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare