Athina
Në kryeqytetin grek Athinë, më 18 Nëntor 1940, u lind Dhimitër Prifti, doktor i ardhshëm i shkencave gjeologjike. Studimet e larta i filloi në Moskë dhe pas prishjes së marrëdhënieve, i vazhdoi në Universitetin e Tiranës ku u diplomua si inxhinier gjeokimist. Karrierën e filloi në Laboratorin Qëndror të Naftës në Kuçovë. Më pas punoi në Fier, Marinzë, dhe në Ministrinë e Industrisë dhe Energjitikës në Tiranë. Është nja nga studiuesit kryesorë të shtratimeve të gazit. Edhe në temën e disertacionit, që i pruri titullin doktor i shkencave, mbi këtë çështje u mbështet. Për veprimtarinë dhe ndihmesën në kërkimet dhe studimet gjeologjike, në vitin 1999, Dhimitër Priftit iu dha titulli “Mjeshtër kërkimesh”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Janar 1899, u mbajt “Kuvendi i Pejës”; të kundërshtohet me armë copëtimi i trojeve shqiptare
-
23 Janar 1894, lindi Rosalino Petrota, historian e publicist Arbëresh
-
23 Janar 1900, u hap në Rumani shkollë nate për mësimin e gjuhës shqipe
-
23 Janar 1909, u shua Halit Bërzeshta, patriot i lëvizjes kombëtare
-
23 Janar 1916, u vra Isa Boletini