Gazetari kosovar Dedë Mirdita, u lind më 18 Prill 1937. Ndoqi shkollën normale në Prishtinë dhe që në bangat e shkollës, botoi artikujt e parë. Më 1967, u emërua redaktor në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, njëkohësisht bashkëpunonte edhe me Radio Prishtinën. Pas diplomimit, emërohet kryeredaktor i gazetës arsimore, “Shkëndija”. Gjatë viteve 1984-1988, ka qënë korespondent i gazetës “Rilindja” të Prishtinës, në Beograd.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 dhjetor 910, vdiq Shen Naumi.
-
23 Dhjetor 1880, “Qeveria e Përkohshme” e Prizrenit; nënpunës shqiptarë dhe armatosje
-
23 Dhjetor 1903, u lind në Korçë Naum Stralla, ekonomist e pedagog
-
23 Dhjetor 1912, Shteti Shqiptar lëshon kredencialin e parë diplomatik
-
23 Dhjetor 1919, vullnetarët e Kelmendit në luftën për të mbrojtur Shkodrën, zunë 243 robër