Vilhelm Vidi, princi me origjinë gjermane, i caktuar nga Fuqitë e Mëdha, në vitin 1913 në krye të Shtetit Shqiptar, vdiq më 18 Prill 1945. Ai u vendos në Durrës, më 1914 dhe krijoi qeverinë e vet, bëri lëshime në favor të fuqive të mëdha dhe të qarqeve shoviniste greke. Me fillimin e Luftës së Parë Botërore dhe shpërthimin e trazirave në vend, u largua nga Shqipëria në shtator të vitit 1914, mbas 6 muajsh mbretërimi.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi