Në një kullë buzë Valbonës, më 18 Qershor 1948, u lind “Çika e Tropojës”, këngëtarja popullore Fatime Sokoli. Që e vogël, u shqua për zërin dhe talentin e saj. Këngën e pare, e këndoi tek Shpella e Dragobisë për Bacë Bajram Currin dhe trimat e tjerë të Malësisë së Gjakovës. Atje fitoi duartrokitjet e para, duartrokitje që nuk pushuan më pas, as në Tropojë, Tiranë, Gjirokastër, Konispol, në mbarë Shqipërinë, në mbarë Kosovën e Maqedoninë, në shumë skena të Bailkanit dhe të Europës. Festivalet Folklorike të Gjirokastrës, e kishin për nder praninë e saj, ashtu sikurse u duartrokit edhe në shumë gara artistike të krijimtarisë popullore, në Ballkan dhe në Europë. Me zërin dhe talentin e saj, ajo ka hyrë në panteonin e këngës popullore shqiptare dhe do të mbetet aty ndër breza, sa të jehojë ende kënga e popullit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
13 Janar 1913, lindi patrioti arbëresh Domenik Mauri
-
13 Janar 1871, lindi Mihal Grameno
-
13 Janar 1897, u botua në Sofje almanaku i parë shqiptar “Dritrrëfenjësi shqip”
-
13 Janar 1920, anglezi Tomas Uinkop botoi dramën “Skënderbeu ose dashuria për liri”
-
13 Janar 1934, u shua gjinekologu i parë shqiptar, Sotir Bilbili