Në Tiranë, më 18 Shkurt 1965, u shua pedagogu dhe studiuesi Sotir Angjeli, personalitet shkencor shqiptar në fushën e botanikës. Ai lindi në fshatin Ogren të Përmetit. Mbaroi Liceun Kombëtar të Korçës dhe u diplomua për botanikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Montepeliesë në Francë. Ai ishte ndër të parët që dha leksione në institutin Pedagogjik 2 vjeçar dhe pas vitit 1957 në Universitetin e Parë Shqiptar që u hap në Tiranë. Njihet si studiuesi dhe eksperimentuesi i parë i bimëve aromatike të kultivuara në Shqipëri.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare