19 Korrik 1691, shpërtheu lufta ndërmjet malësorëve të Piprit dhe Palbardhit, kundër pushtuesve osmanë

Më 19 Korrik 1691, shpërtheu lufta ndërmjet malësorëve të Piprit dhe Palbardhit, kundër pushtuesve osmanë. Pas dështimit të Sulejman Pashës, për t’l bërë për vete me dhurata e grada, krerët e malësisë, ai udhëhoqi forca të shumta kundër tyre. Malësorët i dolën përpara në fushë dhe beteja zgjati katër orë. Pushtuesit u thyen dhe u ndoqën, nga malësorët deri tek çadrat e komandës. Osmanët lanë në fushën e betejës, mbi 90 të vrarë dhe një numër të madh të plagosurish. Ndër të vrarët, ishin dhe pesë sanxhakbejlerë apo flamurtarë. Flamujt e tyre dhe armatime të shumta, i morën malësorët. Sulejman Pasha, ndërmori edhe dy sulme të tjera kundër luftëtarëve të malësisë, por pa sukses.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply