Piktorja Vera Blloshmi Melet, u lind në Tiranë, më 19 Prill 1923. E ëma e saj ishte mbesa e Ismail Qemalit, ndërsa i ati Salahedin Blloshmi, një ndër kuadrot ushtarakë më të njohur të kohës. Mësimet e para, i mori në shkollën e motrave Qiriazi në Kamëz. Në Institutin Femnor, “Nana Mbretneshë”, zbuloi talentin e saj dhe ndikoi duke bërë që Vera, t’i përkushtohej arteve të bukura. Kështu, ajo ndoqi në Romë Liceun Artistik dhe më pas Akademinë e Arteve. Në vitin 1945, Vera Blloshmi prezantohet në Ekspozitën Kombëtare të Londrës me punime të tilla si, “Partizania”, “Kostum Kosovar”, etj. Punimet e saj, u pëlqyen dhe më 1946, piktoria vendoset përfundimisht në kryeqytetin anglez, ku mori pjesë në disa ekspozita kolektive. Realizoi dhe ekspozoi piktura të shumta në Itali, Çeki, Kanada, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Zvicër. Më 1983, me portretin e gruas me kostum kombëtar, mori çmimin e parë në konkursin e organizuar nga një prej galerive më të njohura të Londrës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 dhjetor 910, vdiq Shen Naumi.
-
23 Dhjetor 1880, “Qeveria e Përkohshme” e Prizrenit; nënpunës shqiptarë dhe armatosje
-
23 Dhjetor 1903, u lind në Korçë Naum Stralla, ekonomist e pedagog
-
23 Dhjetor 1912, Shteti Shqiptar lëshon kredencialin e parë diplomatik
-
23 Dhjetor 1919, vullnetarët e Kelmendit në luftën për të mbrojtur Shkodrën, zunë 243 robër