“Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” me qendër në Vjenë, më 19 Shkurt 1919, i dërgoi një letër proteste Kryetarit të Konferencës së Paqes në Paris, Zhorzh Klamanso, kundër masakrave serbe në Kosovë. Komiteti kërkonte që Kosova të kalonte në administrimin e përkohshëm të forcave ndërkombëtare. Letra mbante firmën e presidentit të Komitetit, Bajram Curri, të sekretarit të tij Jashar Erebara dhe të anëtarit të këshillit Mustafa Natiku. Dokumenti është botuar nga Faik Konica në revistën e tij “Albania”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Nëntor 1902, hapet shkolla e natës për mërgimtarët tanë në Bullgari
-
22 Nëntor 1913, botohet Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipërisë
-
22 Nëntor 1908, përfundoi punimet Kongresi i Manastirit
-
22 Nëntor 1923, numri i parë i gazetës politike Xhoka
-
22 Nëntor 1927, nënshkruhet Pakti i Dytë i Tiranës